Frikë në shtetin italian: Rritet sërish numri i viktimave dhe rasteve të reja

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë 24 orëve të fundit numri i viktimave dhe rasteve të reja me Covid-19 ka pësuar një rritje të ndjeshme në shtetin italian.

Autoritetet raportojnë se ditën e sotme janë shënuar 262 viktima dhe 992 raste pozitive, teksa një ditë më parë u raportua për 195 viktima dhe 888 raste të reja.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 31,368 ndërsa numri i personave të infektuar në 223, 096.

Megjithatë, numri i rasteve aktive me koronavirus vijon të jetë më i ulët se numri i të shëruarve.

Aktualisht, në Itali janë 76,440 të prekur aktivë, kurse numri i personave të shëruar nga koronavirusi është 115,288 .

Vetëm sot janë regjistruar 2,727 të shëruar.

Lombardia, rajoni më i goditur nga pandemia regjistron sot 111 viktima dhe 522 raste pozitive më shumë.

Deri tani në shtetin fqinj janë kryer rreth 2 milionë e 800 mijë tampone.

Javën që lamë pas, pas dy muajve izolim Italia  është  futur në fazën e dytë të pandemisë, pasi ka nisur lehtësimi i masave që ka rikthyer rreth 4 milionë njerëz  në punë.

Të gjithë ata që do të rikthehen në punë, janë mes moshës 40 dhe 49 vjeç, por e përkthyer në përqindje,  70% e atyre që kthehen në punë i përkasin grupmoshës 50 dhe 59 vjeç dhe për 60% ndaj atyre mbi 60 vjeç.

Po ashtu, njerëzit mund të vizitojnë të afërmit e tyre, ndërsa miqtë janë të përjashtuar, teksa

Sakaq, tani e tutje, seancat e provimeve dhe seancat e diplomimit mund të zhvillohen me pjesëmarrjen fizike “me kusht që të ketë një organizim hapësirash dhe praktikë të tillë që të minimizojnë rrezikun e afërsisë që janë miratuar në kuadër të masave të organizative të parandalimit dhe mbrojtjes nga Covid-19.

Sa i përket transportit publik distanca është e detyrueshme dhe duhet që gjithmonë të mbahet maska mbrojtëse.

Shpërndaje
Share.

Komento