Skip to content
Të Gjitha

Shembja e Teatrit Kombëtar, Rama poston video dhe shprehjen e Paulo Coelho

· 1 min lexim

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social Facebook në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në fillim Rama ka publikuar një video të montuar, ku tregohet se sa shumë ndërtime e rregullime ka bërë qeveria në Tiranë edhe pse është kundërshtuar nga shumë njerëz.

Në postimin e dytë, kryeministri Rama ka publikuar një shprehje të shkrimtarit të njohur brazilian Paulo Coelho.

“Disa persona jetojnë vazhdimisht në luftë me të tjerët, me vetveten, me jetën e tyre! Për këtë arsye shpikin vepra teatrale imagjinare, skenarin e të cilave e përshtasin me sikletet e tyre”, është kjo shprehja e shkrimtarit, që e ka shpërndarë kryeministri Rama.

Ndërsa një ditë më parë, Rama e quajti opozitën dhe artistët minorancë dhe se qeveria do vijonte me projektin e Teatrit të Ri.

Por me publikimin e kësaj shprehjeje, Rama flet për njerëz që jetojnë gjithmonë në luftë me të tjerët, madje edhe me veten dhe jetën e tyre. Sipas tij, kjo është ajo që i bën ata të shpikin dhe vepra teatrale.

Kujtojmë këtu se shumë artistë e qytetarë, janë gdhirë sot në ambientet e Tetarit për të kundërshtuar me forcë prishjen e godinës.