Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Avokati i Popullit: Të ndëshkohen policët e dhunshëm! Shkelën detyrën!

11:55 19/11/2020
Reading Time: 2 min lexim

Populli ynë me të drejtë thotë se “dardha e ka bishtin prapa”. Kjo gjë duket se vlen edhe për çështjen e Teatrit Kombëtar, i cili pasi u shemb në një mënyrë që çuditi gjithë botën, u duk sikur u harrua dhe u la me aq.

Por sot pas Prokurorisë së Tiranës që ka nisur hetimet, edhe Avokati i Popullit i ka kërkuar Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, kreut të Policisë së Shtetit si dhe Prokurorisë së Përgjithshme, të ndëshkojnë sjelljet individuale dhe të organizuara të policëve, që u angazhuan në operacionin e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Kërkesa është bërë pasi Avokati i Popullit, publikoi konkluzionet e rekomandimeve mbi sjelljen e Policisë së Shtetit, gjatë shkatërrimit të Teatrit Kombëtar.

Avokati i Popullit tha se, pasi ka shqyrtuar sjelljen e organeve të Rendit gjatë ndërhyrjeve të këtyre të fundit më 17 maj 2020 në operacionin për shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar, ka përpiluar një përmbledhje me rekomandime mbi sjelljen e Policisë së Shtetit.

Nisur nga konstatimet e kryera gjatë hetimit administrativ, u është kërkuar, Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që të ndërmarrin një sërë masash administrative dhe ligjore për të ndëshkuar një seri sjelljesh individuale apo të organizuara, që u vërejtën në veprimtarinë e Policisë gjatë operacionit për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.

Konkretisht, Avokati i Popullit shprehet:

“AVOKATI I POPULLIT PUBLIKON KONKLUZIONET E REKOMANDIMEVE MBI SJELLJEN E POLICISË SË SHTETIT GJATË SHKATËRRIMIT TË TEATRIT KOMBËTAR

Avokati i Popullit pasi ka shqyrtuar sjelljen e organeve të Rendit gjatë ndërhyrjeve të kësaj të fundit më 17.05.2020 në operacionin për shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar, ka përpiluar një përmbledhje me rekomandime mbi sjelljen e Policisë së Shtetit.

Nisur nga konstatimet e kryera gjatë hetimit administrativ të nisur nga Avokati i Popullit, u është kërkuar autoriteteve më të rëndësishme ligjzbatuese në vend si Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së përgjithshme që të ndërmarrin një sërë masash administrative dhe ligjore për të ndëshkuar një seri sjelljesh individuale apo të organizuara që u vërejtën në veprimtarinë e Policisë së Shtetit gjatë operacionit për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.

Institucioni i Avokatit të Popullit mbetet i dedikuar për të ushtruar me paanësi dhe profesionalizëm punën e tij si një monitorues i mënyrës sesi autoritetet shtetërore zbatojnë ligjet e vendit tonë, pa i tejkaluar ato, pa e tepruar në dëm të qytetarëve e në respekt të të drejtave të këtyre të fundit”.

foto galeri

foto galeri

https://www.avokatipopullit.gov.al/media/manager/website/media/Rekomandime%20mbi%20veprimet%20mosveprimet%20e%20kund%C3%ABrligjshme%20t%C3%AB%20strukturave%20t%C3%AB%20Policis%C3%AB%20s%C3%AB%20Shtetit%20gjat%C3%AB%20dhe%20pas%20prishjes%20s%C3%AB%20godin%C3%ABs%20s%C3%AB%20Teatrit%20Komb%C3%ABtar_GwfC5Vk.pdf?fbclid=IwAR0NNHS-75sjtJgqTU9tH5zC9dyzJzn7W1D4knPy-ZwLNQq6HW3OC-E53Fs

/GazetaReforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Avokati i Popullitpoliciashembjeteatri kombetar

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

FOTO/ Kuqezinjtë festojnë fitoren me Bjellorusinë, por harrojnë koronavirusin...

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English