Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shembja e bareve dhe restoranteve në Zvërnec në mes të sezonit turistik, Rama: Ka munguar komunikimi i bashkisë Vlorë

14:55 29/06/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama, kritikoi ashpër bashkinë e Vlorës dhe paralajmëroi me ndërprerje të mandatit si kryetar Bashkie, Dritan Lelin. Shkak për këtë paralajmërim u bënë tentativat për prishjen e disa subjeketeve private si bare e restorante në zonën e Zvërnecit nga IKMT. Kjo e fundit nuk i kishte njoftuar zyrtarisht pronarët e 40 bizneseve të bareve e restoranteve për prishjen e tyre, për të cilat këtë vit nuk i kanë pajisur me leje shfrytëzimi.
Qeveria jonë mesa duket e harron shumë shpejt mbylljen totale për 3 muaj që pësuan bizneset si baret e restorantet për shkak të pandemisë së koronavirusit. IKMT ka nxjerrë fadromat për t’i shembur, në mes të sezonit turistik, duke lënë pa të ardhura shumë familje, të cilat e kanë ndërtuar me mund e djersë biznesin e tyre.

Pronarët e këtyre bizneseve janë shprehur se këtë vit ata gjenden në vështirësi ekonomike, ndaj edhe nuk e kanë aplikuar për lejen e shfrytëzimit. Këtë të fundit, ata e kanë marrë çdo vit, nisur që nga viti 2011.
Kjo ndërhyrje u cilësua  shumë e padrejtë nga pronarët, të cilët kërkojnë minimalisht që shembja e tyre të bëhen pasi të përfundojë sezoni, për shkak se kanë qenë të mbyllur përgjatë 3 muajve të pandemisë, por edhe për faktin se kanë kryer investime. Sipas tyre, IKMT-ja u ka lënë afat deri të hënën, por nuk ua ka dorëzuar një gjë të tillë me shkrim. Këta individë të thjeshtë që do dalin në “rrugë të madhe” pas prishjes së bizneseve të tyre, kontribuojnë në ekonominë e vendit tonë, pasi paguajnë taksa, por edhe vetëpunësohen në bizneset familjare, duke ulur në këtë mënyrë numrin e të papunëve e duke i zgjidhur hallin shtetit tonë për krijimin e vendeve të punës. Në mes të sezonit turistik, këta njerëz të thjeshtë që e kanë ngritur me mund biznesin e tyre, duan vetëm të jetojnë e të mbajnë fëmijët e tyre.

Synimi i tyre nuk janë milionat që synojnë të bëjnë shumë prej politikanëve shqiptarë, apo bzineset e resorteve të mëdha në zonat bregdetare. Synimi i tyre është mbajtja e familjes me bukë, siç janë shprehur edhe ata vetë para mediave. Nga ana tjetër në një intervistë për një televizion lokal në Vlorë, Rama tha se ka munguar një komunikim efektiv dhe një zgjidhje e menjëhershme nga Bashkia e Vlorës me bizneset dhe për këtë është krijuar një keqkuptimi se ato struktura të lehta të ndërtuara në shumë vite do të prisheshin.
“Ne kemi pasur një takim, kjo është e vërtetë. Është e vërtetë që e kemi bërë në Zvërnec. Është e vërtetë që në atë zonë ka pasur një moment pakënaqësie të një sërë subjekteve që kanë investuar në infrastrukturë të lehtë, mikpritje për turistët ditorë, dhe si rezultat i një keqkuptimi është krijuar ideja që ato struktura të lehta të ndërtuara në shumë vite do të prisheshin. Ndërkohë që ka munguar një komunikim efektiv dhe një zgjidhje e menjëhershme nga Bashkia e Vlorës,” tha Rama.

Për këtë kryeministri Rama tha se zhvilloi një mbledhje me kryetarin e Bashkisë së Vlorës Dritan Lelin për të vënë pikat mbi i” me të. Rama po ashtu hodhi poshtë se kishte pasur përplasje me Lelin siç u raportua në disa media pranë opozitës.
“Kemi pasur një debat, një debat konstruktiv për të vënë “pikat mbi i” lidhur me shumëçka që duhet përmirësuar, sepse ne asnjëherë nuk jemi të kënaqur, unë në radhë të parë asnjëherë nuk jam i kënaqur me punën time jo më me të tjerët, përfshi edhe Dritanin, për të cilin kam shumë respekt për shumëçka, por për të cilin ashtu si edhe shumë të tjerë, kërkoj edhe më tepër. Më vjen mirë që biseda u zhvillua në mënyrë të hapur, në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe kam shumë besim që si rezultat i atij debati dhe i konkluzioneve të arritura bashkarisht të gjithë do të përmirësojmë më tutje punën për këtë qytet dhe për Bashkinë e Vlorës, që ku patjetër është bërë një ndryshim i pamohueshëm nga askush,” tha kreu i qeverisë.
Ditën e djeshme rreth 40 biznese në Zvërnec janë planifikuar nga IKMT-ja për t’u shembur, teksa pronarët e tyre dolën kundër pasi shprehen se nuk janë njoftuar zyrtarisht. Bëhet fjalë për bare dhe restorante të cilin marrin leje shfrytëzimi çdo vit që nga 2011, por këtë vit ato nuk janë pajisur.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: barevebashkise vloreka munguarkomunikimimesrestorantevesezonit turistikshembjazvërnec

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para

U fut për t‘u larë në liqen, mbytet 16 vjeçari në Kukës

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English