Skip to content
Të Gjitha

Shembja e banesave në “Vasil Shanto”, shoqërohet në polici personi që hodhi gurë dhe tjegulla në drejtim të uniformave blu

· 1 min lexim

Policia e komisaritatit nr.2 në Tiranë ka shoqëruar ditën e sotme Mustafa Gjatën, pronarin e shtëpisë që kundërshtoi shembejn e objektit pasi nuk kishte marrë paratë e shpronësimit.

Kështu, Gjata është shoqëruar nga policia për “kundërshtim të forcave të policisë”.

Gjatë ditës së sotme Gjata kishte hipur mbi tarracën e shtëpisë duke hedhur tjegulla në drejtim të uniformave blu. Kryefamiljari tha se duan fillimisht kompensimin e pronës së tyre, e më pas INUV të vijojë me shembjen.

Kujtojmë se ditën e sotme INUV ka nisur një aksion për shembjen e një banese në rrugën “Vasil Shanto”, por ka hasur në kundërshtinë e banorëve të banesës.

3 anëtarët e kësaj familjeje kanë hipur mbi tarracën e shtëpisë duke mos lejuar fadromën e INUV që të shembë banesën e tyre.

Mësohet se plani për ndërtimin e një rruge në këtë zonë, prek 2 banesa, ku njëra prej të cilave është shembur më parë. Ndërkohë familjarët e banesës tjetër kanë bërë rezistencë dhe si pasojë aksioni i INUV është pezulluar.