Kompania shqiptare Kastrati Group Sh.A, Coral S.A dhe Coral Sh.A., të cilat janë licencuara për të operuar me markën Shell në Shqipëri, kanë nënshkruar një marrëveshje historike për të hapur stacionet e para të shërbimit të Shell në vend.
Sipas marrëveshjes, stacionet e para do të hapen në fund të vitit të ardhshëm dhe do të ofrojnë për klientët shqiptarë produkte dhe shërbime premium të markës Shell.
Në emër të Kastrati Group Sh.a, Ardit Kastrati u shpreh: “Jemi të lumtur të njoftojmë partneritetin me Coral S.A dhe hyrjen në Shqipëri të stacioneve të markës Shell. Ky është një zhvillim i rëndësishëm për sektorin energjetik shqiptar. Partneriteti do të sjellë Shell për klientët vendas, duke u ofruar atyre një gamë më të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të karburantit. Ky është vetëm fillimi dhe ne jemi të përkushtuar të mbështesim peizazhin energjetik të Shqipërisë, me mundësi të reja dhe rritje të qëndrueshme.”
Christos Ketsitzoglou në emër të Coral Albania shtoi: “Hapja e stacioneve të markës Shell, në bashkëpunim me Grupin Kastrati në Shqipëri është pjesë e strategjisë sonë për të rritur më tej operacionet tona në Evropën Juglindore. Ky bashkëpunim synon sjellë një epokë të re për stacionet e karburantit me pakicë dhe shërbimet e energjisë në vend.”