Shehi: Zgjedhje nuk ka! Në 30 qershor prisni aksionin opozitar në 360 gradë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme kryedemokratik, Lulzim Basha ka mbledhur aleatët për të vendosur çfarë do të bëhet me aksionin opozitar dhe rezultatin e mbledhjes e ka bërë të ditur Dashamir Shehi.

Shehi para mediave ka thënë se aleatët e Bashës janë të gjithë në një mendje “zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë”.

Edhe një herë tjetër Shehi ka thënë se zgjedhjet nuk kanë për t’u zhvilluar edhe pse ka thënë se janë “ të rëna moralisht”. Sipas Shehit tani iu duhet të sajojnë kandidatë dhe zgjedhjet do të ndalohen me një aksion opozitar në 360 gradë.

“Mesazhi kryesor i takimit ishte se zgjedhje më datë 30 nuk ka. Kjo është e para mesazhi kryesor. Më shumë se 25 kandidatë nuk ka konkurrues. Kanë rënë që tani moralisht zgjedhjet. Do sajojnë kandidatë. Që sot po ju paralajmërojmë se ka filluar manipulimi zgjedhor. Kanë rënë dhe me letra. Nuk do lejojmë zgjedhje më datë 30 qershor me gjithë aksionin e mundshëm opozitar, në 360 gradë. Këtu moral më për zgjedhjet nuk ka”, deklaroi Shehi.

Ai tha se do vijojnë protestat dhe aksionet e tjera të opozitës. “Aksioni fatkeqësisht do spostohet shumica në rrugë. Nuk do heqim dorë nga takimi me ndërkombëtarët, as me rininë e median, por akti kryesor është protesta në rrugë. Duam zgjidhjen finale pozitive për Shqipërinë që të vijë dita të bëhen zgjedhje si në të gjithë botën.
Çuam alternativa për protestat. Ky qytet mund të prodhojë protesta përditë. Ne nuk bëjmë protestë për protestë por se po shkelen rregullat e lojës në mënyrë të përsëritur”, tha Shehi.

Shpërndaje
Share.

Komento