Skip to content
Të Gjitha

SHBA i ofron ndihmë Shqipërisë, i jep 5.5 mln euro për ngritjen e Akademisë së Transparencës

· 2 min lexim

Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar nëpërmjet rrjetit social “Facebook” se SHBA ka dhënë një tjetër ndihmë të madhe për Shqipërinë, që kap shifrën e 5.5 milionë eurove.

Ambasada amerikane thekson se kjo shumë do të shkojë për ringritjen e Akademisë Amerikano-Shqiptare të Transparencës.

Sipas Amerikës, do të rrisë transparencën dhe integritetin e qeverisë dhe të institucioneve publike e private, si dhe do të mbështesë reformën në drejtësi.

“Shtetet e Bashkuara njoftojnë me kënaqësi një ndihmë tjetër zhvillimi për Shqipërinë, në shumën 5.5 milionë dollarë, për ngritjen e Akademisë Amerikano-Shqiptare të Transparencës (USATA).

Kjo akademi do të rrisë transparencën dhe integritetin e qeverisë dhe të institucioneve publike e private, si dhe do të mbështesë reformën në drejtësi.

Akademia do të ndihmojë gjithashtu Qeverinë e Shqipërisë të menaxhojë donacionet e marra për rimëkëmbjen nga tërmeti, si dhe fondet e tjera publike, në një mënyrë transparente dhe të përgjegjshme që do të jetë në dobi të atyre që kanë më shumë nevojë.

Kjo ndihmë është pjesë e kontributit mbi 700 milionë dollarë të Shteteve te Bashkuara për Shqipërinë në 20 vitet e fundit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10157432010620838