Shantazhi ndaj Tedi Blushit, zbardhet shkresa e Presidencës për Prokurorinë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e djeshme presidenti Ilir Meta, njoftoi, se zëdhënësi i tij, Tedi Blushi është kërcënuar nga një ambasadë e huaj në vendin tonë.

Meta theksoi se shantazhi lidhet me një postim të Blushit në Facebook.

Mësohet se Presidenca i ka dërguar një letër zyrtare Prokurorisë, ku i kërkon që të verifikojë shantazhin ndaj Blushit.

Në shkresë thuhet, se zëdhënësi i Metës është telefonuar 30 minuta pas një postimi të hedhur në rrjetet sociale dhe i është kërkuar që ta fshijë.

Sipas “Balkanweb”, personi nga ana tjetër e telefoni është prezantuar si diplomat.

Presidenca i kërkon Prokurorisë, që të verifikojë nëse personi që ka telefonuar dhe shantazhuar Blushin është diplomat.

Postimi për të cilin u shantazhua Blushi

“Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit.
Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.
Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Law” si çdo vend demokratik.
Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë!
Rruga e Kavajës të çon në Kavajë!
Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!”

Shpërndaje
Share.

Komento