Skip to content
Të Gjitha

Shantazhi me video intime/ Akuzohej se shtyu 15-vjeçaren drejt vetëhelmimit, Gjykata e Beratit liron adoleshentin

· 1 min lexim

Davide Kovaçi është lënë i lirë pas 8 muajsh nga Gjykata e Beratit.

Adoleshenti akuzohej se shtyu drejt vetëhelmimit 16-vjeçaren, Adela Çaçi.

Sipas gjykatës, në celularin e 17-vjeçarit nuk ka prova që e lidhin me ngjarjen e rëndë.

Asokohe u raportua, se në celularin e vajzës kishte thirrje të vazhdueshme nga 17-vjeçari, i cili e kërcënonte me publikimin e një videoje intime.

Gjithashtu vajza i kishte shprehur shqetësimin prindërve 1 ditë përpara se të vetëhelmohej.

Çështja u transferua nga Gjykata e Vlorës në Berat për kompetenë.

Kovaçi akuzohej se nëpërmjet kërcënimeve për publikimin e materialeve intime, kishte çuar drejt vrasjes 15-vjeçaren.