Skip to content
Të Gjitha

Sfida e shumëpritur, tifozët dardanë përcjellin me brohoritje Kosovën në ndeshjen përballë Maqedonisë së Veriut

· 1 min lexim

Kombëtarja e Kosovës luan ditën e nesërme kundër Maqedonisë së Veriut në Shkup dhe objektivi kryesor është fitorja, për të shkuar më pas në finalen që të siguron një vend në EURO 2021.

Duke parë rëndësinë e ndeshjes së nesërme, tifozët nuk mund të rrinin pa mbështetur skuadrën e Kosovës, ndonëse nuk do lejohen në stadium.

Kooooo-1-1000x494

Tifozë të shumtë janë grumbulluar në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, për të pritur skuadrën e tyre të zemrës. Sapo këta të fundit kanë mbërritur, ata i kanë ndalur dhe kanë nisur të këndojnë në kor për t’i dhënë zemër skuadrës. Një moment shumë i veçantë ky, teksa edhe lojtarët kanë dalë nga autobusi për tu bashkuar me tifozët.

tifozet e kosoves

Sfida mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të luhet nesër në “Tose Proeski” të Shkupit, pa praninë e tifozëve për shkak të pandemisë Covid-19, megjithatë fansat kanë mbështetur maksimalisht futbollistët dardanë në rrugën drejt kryeqytetit maqedonas.