Skip to content
Të Gjitha

Sezoni turistik me rregulla të rrepta: Vetëm 4 persona në 10 m²

· 2 min lexim

Koronavirusi nuk do të prishë planet e shqiptarëve për të bërë plazh gjatë stinës së verës.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka shpjeguar rregullat sesi do të zhvillohet plazhi.

Klosi u shpreh për “abcneës” se distancat mes shezlloneve do të rriten.

Gjithashtu ministri bëri me dije se nëse në datë 17 do të fillojë hapja graduale e lokaleve dhe restoranteve të hapura, plazhi mund të nisë gradualisht.

“Ka një dakordësi për të rritur distancat e shezlloneve në zonat e plazheve. Duhet të pranojmë se nuk mund të ketë më këtë vit festa të mëdha, grumbullime. Do të jetë shërbim individual. Në 10 m katrorë do të ketë vetëm 4 veta. Duhet të pranojmë se nuk jemi si vitin e kaluar. Faktet kanë treguar se masat e hapjes nuk janë bërë si duhet. Ne jemi njerëz që harrojmë pak shpejt dhe kjo mund të na dëmtojë. Nëse në datë 17 hapen baret dhe restorantet e hoteleve, të cilat janë në funksion, mund të fillojë gradualisht hapja”, u shpreh Klosi.

Më tej Klosi shtoi, se operatorët turistikë do të sjellin në Shqipëri turistë të jashtëm dhe nga rajoni.

Megjithatë masat e lajmëruara nga ministri nuk duke se janë shumë shpresëdhënëse.

Kjo për shkak se shumë agjenci turistike, pjesë e biznesit të vogël, janë drejt shpalljes së falimentit.

Për ta sezoni veror do jetë një formë për të mbijetuar, me shpresën se do të mbulojnë kostot e punës.

Pas tërmetit, koronavirusi ishte një goditje e fortë brenda një kohe të shkurtër për operatorët turistikë.

Nisur nga situata e krijuar, shumë operatorë turistikë mund të mos jenë në gjendje të hapin dyert për shkak të problemeve ekonomike.

Kësisoj vëmendja ndaj turizmit duhet të jetë më e madhe, pasi edhe vetë FMN e ka cilësuar si një varkë shpëtimi për të dalë nga kriza ekonomike.