Skip to content
Kosovë

Sërish shifra të larta në Kosovë, 18 viktima dhe 2 mijë e 295 të infektuar nga COVID-19

· 2 min lexim

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë  ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me pandeminë e COVID-19. Në 24 orët e fundit janë raportuar 18 viktima nga koronavirusi. Nga 12.406 testime në të gjithë territorin e vendit, kanë rezultuar pozitive me virus 2.295 qytetarë. Bëhet me dije se numri i rasteve aktive në total është 24.939.  Gjithashtu prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës. Deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë apel qytetarëve që të zbatojnë me përpikmëri të gjitha masat anti-COVID të vendosura dhe të vaksinohen, pasi në këtë  mënyrë mund të parandalojnë përhapjen e varianteve të reja të virusit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

#Bashkëiadalim 26 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.862 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.

Deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 12.406 testime, 2.295 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes.

Në total numri i rasteve aktive është 24.939.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!