Skip to content
Aktualitet

Sërish radhë të gjata në Kapshticë, kuota ditore drejt plotësimit

· 1 min lexim

Mëngjesin e sotëm sërish janë krijuar radhë nga automjetet në pikën kufitare të Kapshticës.

Edhe pse ende nuk është plotësuar kuota e përcaktuar ditore prej 300 personash që duhet të kalojnë, rradha ende vazhdon që të jetë e gjatë.

Me ritme të ngadalta dhe me shtuarjen e burokracive, rregullave përshtatëse për shkak të situatës së pandemisë Covid-19, kuota ditore po shkon drejt plotësimin që në periudhën e mëngjesit dhe si pasojë një pjesë e mirë e udhëtarëve do të duhet të presin sërish ditën e nesërme për të kaluar.

Kujtojmë që edhe gjatë ditës së djeshme shumë emigrantë kanë pritur mëngjesin e sotëm dhe hapjen e sporteleve nga pala greke që të kalojnë, pasi kuota ditore e përcaktuar prej 300 qytetarësh që duhet të kalojnë u plotësua shumë shpejt dhe pala greke pezulloi punën.