- Reklamë -spot_img
6.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitet'Sëmundjet' e nxorën nga qelia? Lirohet nga burgu nënkryetari i bashkisë Lushnjë

‘Sëmundjet’ e nxorën nga qelia? Lirohet nga burgu nënkryetari i bashkisë Lushnjë

- Reklamë -spot_img

Me anë të një vendimi nga GJKKO, ish-nënkryetari i Bashkisë së Lushnjës Gentian Nushi, është lënë në gjendje të lirë. Vlen të theksojmë se Nushi bashkë me Leonard Sefën me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Prokurimeve Juridike, u vu në pranga disa muaj pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe për abuzime dhe shkelje të barazisë në tendera.

Ish-nënkryetari i Bashkisë ka qenë i dënuar me 1.8 vite burg, por e ezauroi dënimin gjatë qëndrimit në paraburgim.

Kujtojmë se në muajin dhjetor të vitit 2022, Nushi i ka kërkuar Gjykatës të lirohet dhe t’i ndryshohet masa e sigurisë. Nushi ka argumentuar përmes avokates së tij se është sëmurë dhe vuan nga zemra dhe diabeti. Për këtë argumentim, ai ka dorëzuar edhe kartelën, ndërsa avokatja e tij ka kërkuar egzaminimin mjekësor për të vërtetuar sëmundjen.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja kryesues, Igerta Hysi anëtare dhe Dhimitër Lara anëtar, sot më datë 24.01.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 22 akti, datë 23.01.2023 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën e të pandehurit G.N., për konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg” dhe vendosi:

– Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit “arrest në burg” të caktuar ndaj të pandehurit z. G.N., me vendimin nr. 101, datë 11.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të të pandehurit z. G.N. nga ambientet e paraburgimit nëse liria e tij personale nuk kufizohet për një shkak tjetër ligjor.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj