- Reklamë -spot_img
-2.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetPlagosja e 40-vjeçarit 27 herë me thikë në “Bllok”, policia sqaron pse...

Plagosja e 40-vjeçarit 27 herë me thikë në “Bllok”, policia sqaron pse nuk e bëri publike ngjarjen

- Reklamë -spot_img

Ditën e sotme u raportua për një ngjarje të paprecedentë të ndodhur tre ditë më parë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.  Një 40-vjeçar është masakruar me thikë duke u qëlluar 27 herë nga dy persona të paidentifikuar, raportoi Ballkan Web.

Po ashtu nga media u bë e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të drekës të së shtunës, ku 40-vjeçari E. Dorzi është qëlluar disa herë me thikë, ndërsa ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike, ngjarje për të cilën nuk pati asnjë njoftim nga policia.  Por pas publikimit të këtij lajmi, ka ardhur një reagim i menjëhershëm nga Policia e Shtetit, ku mohohet se ngjarja është fshehur. Sipas njoftimit zyrtar, thuhet se plagosja e rëndë e 40-vjeçarit nuk u bë publike për arsye hetimi, me qëllim identifikimin e autorëve.

“Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetas të plagosur me mjet prerës, në një lokal, në rrugën “Vaso Pasha”, ju sqarojmë se ngjarja nuk është fshehur, por për arsye hetimi, me qëllim identifikimin e autorëve, nuk është bërë publike. Në lidhje me këtë ngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është punuar intensivisht për identifikimin e autorëve. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë shpallur në kërkim shtetasit M. H., 27 vjeç dhe E. H., 27 vjeç, pasi kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa në lidhje me arrestimin e shtetasit I. H., ju informojnë se lajmi është pasqyruar në Web-in zyrtar të Policisë së Shtetit, në raportin e datës 20 janar 2023, si më poshtë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin I. H., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një interviste për një televizion, ka paralajmëruar se do të hakmerret për prishjen e banesës së tij, në rrugën “5 Maji”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, deklaron policia.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj