Skip to content
Politikë

Sekuestrohet një hotel në Durrës

· 1 min lexim

Është sekuestruar ditën e sotme hotel “Colombo” në Durrës.

Hoteli është tek Ura e Dajlanit, shumë pranë vijës bregdetare.

Objekti është në pronësi të Pali Tudës, i akuzuar për trafik droge e prostitucion.

Tuda është vënë në hetim që prej vitit 2020 dhe gjykata tha se rezulton e provuar që pasuritë janë vënë përmes veprimtarive kriminale ku ai ka qenë i përfshirë.

Dyshohet se kjo pasuri është vënë nga aktiviteti kriminal, pastrimi i parave si edhe shfrytëzimi i prostitucionit.