Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sekuestrohen armë, drogë dhe para, arrestohen 4 të rinjtë në Fier e Lushnje

13:02 29/07/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kontrolle intensive nga DVP e Fierit, për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve goditet një rast i armëmbajtjes pa leje, një rast në fushën e narkotikëve, kapet një shtetas i shpallur në kërkim për disa vepra penale, si edhe kapet në kohë rekord një shtetas, pasi i vodhi një shumë të konsiderueshme parash një qytetari.

Janë sekuestruar armë zjarri, drogë, fara kanabis dhe shuma parash. Vihen në pranga 4 shtetas. Në zbatim të Planit të Masave “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të veprave penale, personave që mbajnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim”.

Strukturat e DVP Fier kanë goditur këto raste:

*Në Lushnjë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Kongresi”, një shtetas i kishte marrë çantën me para shtetasit Ç. S. dhe ishte larguar, menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe si rezultat i vlerësimit maksimal dhe angazhimit profesional u bë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur, duke vënë para përgjegjësisë penale autorin e dyshuar. Shtetasi F. B., 29 vjeç, banues në Lushnjë, u kap gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, së bashku me shumën e parave të vjedhura.

*Po nga këto struktura u kap shtetasi i shpallur në kërkim G. M., 21 vjeç, banues në Kuçovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 13.12.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kanosja”, “Heqja e paligjshme e lirisë” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtje pa leje”. Gjatë kontrollit fizik, 21-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan fara cannabis sativa.

* Në Fier, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier lokalizuan personin dhe ushtruan kontroll në banesën e tij, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike cannabis sativa në proces tharjeje dhe një armë zjarri, të cilën ky shtetas e kishte fshehur në oborrin e banesës.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 29 vjeç, banues në Vlosh, Roskovec.

*Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kurjan, Roskovec, u godit një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë shtetasin A. Ç., 26 vjeç, pasi në banesën e tij u gjetën të kultivuar fidanë kanabis.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: arrestimefierlushnje

Të tjera

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë
Bota

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thelluar bashkëpunimin me Hungarinë, duke shprehur ambicien për krijimin e një aleance apo pakti...

08:34 08/04/2025
'Stuhia' godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret
Aktualitet

‘Stuhia’ godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shfrytëzimit për prostitucion në kuadër të operacionit të koduar “Storm 3”...

12:45 05/04/2025
Para
Burri i vuri flakën gruas në Gjirokastër, Basha: PD do marrë hapa ligjorë që të zhduket ky fenomen

Burri i vuri flakën gruas në Gjirokastër, Basha: PD do marrë hapa ligjorë që të zhduket ky fenomen

Lajmet e fundit

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English