Sekuestrohen 1 mijë rrënjë kanabis, arrestohen tre të rinj në Bulqizë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Bulqizë. Dyshohet se tre personat e arrestuar kultivonin në kubikë lëndë narkotike.

Droga e kultivuar u gjet në fshatin Ballaj të Martaneshit. Tre personat e arrestuar kishin më shumë se një muaj që merreshin me kultivimin e një mijë rrënjëve kanabis.

Këto u gjetën në një zonë të pyllëzuar për të mos u pikasur nga policia. Gjithashtu efektivët e policisë kanë gjetur edhe një armë tip kallashnikov.

Kanabisi dyshohet se ishte çuar nga Tirana në Martanesh dhe ishte përgatitur për t’u kultivuar në një zonë të pyllëzuar.

Policia vuri në pranga A.Ll., 26 vjeç, banues në Mirditë, K.H., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe O.K., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Shpërndaje
Share.

Komento