Sekuestrimi i pasurive të Ylli Ndroqit, avokati i tij: Ka parregullsi ligjore, do të apelojmë vendimin”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Alban Qafa, avokati i Ylli Ndroqit të cilit iu sekuestruan 26 pasuri nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), doli ditën e sotme në një deklaratë për mediat.

Qafa tha se në dokumente është vënë re një nxitim për të dhënë vendimin e sekuestros dhe se dokumentet kanë parregullsi ligjore, pasi SPAK, ka zhvilluar një hetim inekzistent.

Më tej avokati i Ndroqit tha se do të apelohet vendimi i marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë të SPAK, pasi për disa prej pronave nuk janë plotësuar kushtet për sekuestro si dhe ka parregullsi ligjore.

Nga ana e SPAK më 21 korrik 2020 u regjistrua procedimi penal dhe 7 ditë më pas, më 28 korrik u regjistrua kërkesa e prokurorisë për vendosjen e sekuestros. Dokumenti është marrë në shqyrtim në maj, ndërkohë që kërkesa e organit të akuzës është depozituar në korrik. Kjo tregon nxitimin si të prokurorisë dhe të gjykatës për këtë vendim.

Është vënë sekuestro mbi 26 pasuri të në biznesi mbi 29-vjeçar. Ngrihet pyetja si është e mundur që brenda 7 ditësh nga regjistrimi i procedimit penal, u gjetën indicie sipas pretendimeve të arsyeshme për të shkuar drejt sekuestrimit të pasurive të z. Ylli Ndoqi. Vetëm një ditë më pas, policia e shteti ka nxituar që të deklarojë se hetimet kanë zgjatur 18 muaj nën drejtim  e prokurorëve të SPAK. Para 8 muajsh prokurorët e SPAK janë betuar para presidentit në dhjetor të vitit 2019. Si mund të zhvillojë SPAK një hetim kur nuk ka ekzistuar?

Sipas ligjit është sanksionuar se hetimet drejtohen nga prokuroria. Duhet të ishte prokurori ai që përmes policisë gjyqësore të ndërmerrte veprimet e nevojshme ndaj personave të sipërpërmendur. Në deklaratën e policisë janë kryer hetime mbi 17 muaj pa ju referuar prokurorit. Këto hetime pa dijeninë e prokurorit janë hetime të paligjshme nga policia. Kjo ngre dyshime për keqpërdorimin e policisë nga qeveria.
Nuk ka asnjë indicie se këto pasuri ishin në gjendje rreziku apo nga ndonjë organizatë kriminale. Transmetimet e RTV Ora dhe Ora News kanë qenë në krah të qytetarëve. Ndërsa sa i përket pronave që kërkohet të sekuestrohen, një pjesë nga ato nuk janë të Ylli Ndroqit. Edhe ato që janë në pronësi të tij, janë krijuar me burime te ligjshme,– tha Qafa ndër të tjera.

Ndërkohë kujtojmë se Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit vendosi seksuestro të 26 pasurive të Ylli Ndroqit bazuar në dyshimet e lindura pas hetimit pasuror nga SPAK, se ky i fundit rezulton të ketë qenë i përfshirë në veprimtari kriminale.Sipas SPAK, Ndroqi rezulton të ketë qenë i arrestuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike bashkë me 7 persona të tjerë, gjatë një operacioni të kryer në Stamboll në vitin 1998, kur Ndroqi paraqitej me emrin Xhemail Pasmaçiu.

Shpërndaje
Share.

Komento