3 gjoba dhe 1 pezullim aktiviteti, ISHSH ndëshkon subjektet që nuk respektojnë masat anti Covid

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur në 24 orët e fundit 4 biznese që shkelën rregullat kundër Covid-19.

Në njoftimin e ISHSH-së thuhet se janë kryer 1500 inspektime dhe monitorime gjatë ditës së fundit dhe janë vendosur 4 masa administrative për subjekte dhe individë, prej të cilave 3 janë masa administrative me gjobë, ndërsa 1 masë është për pezullim aktiviteti.

Më tej në njoftim Inspektoriati u bën thirrje qytetarëve dhe subjekteve që të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura, kushtet e higjenës, distancimin social dhe shmangien e grumbullimeve.

Njoftimi i ISHSH
🔴COVID-19
#InspektoriatiShtetërorShëndetësor me grupet e tjera të Task-Forcës #antiCOVID kanë kryer mbi 1500 inspektime dhe monitorime në 24 orët e fundit. 👉Janë vendosur 4 masa administrative për subjekte dhe individë: 3 masa administrative me gjobë; 1 vendim për pezullim aktiviteti.
▪️ Në total gjatë epidemisë janë realizuar mbi 137 mijë inspektime dhe monitorime; Janë vendosur 535 masa administrative.
📌 Ministria e #Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët dhe subjektet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura, kushtet e higjenës, distancimin social dhe shmangien e grumbullimeve.
📌 #MSHMS apel për zbatimin e vendimit të ri për mbylljen e klubeve të natës, diskove dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00.
#RespektoRregullat
#MbroShëndetin

Shpërndaje
Share.

Komento