Sekuestrimi i 137 kg kokainë në Durrës, Apeli lë në burg dy të arrestuarit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, ka lënë në burg dy personat e arrestuar për 137 kg kokainë, të sekuestruar pak kohë më parë në Durrës e cila ishte nisur nga Ekuadori.

Bëhet fjalë për punonjësin e portit, Ardian Begën dhe punëtorin e anijes së Gentian Malindit, Altin Myslihakën.

Malindi ndërkohë është në kërkim nga policia, ndërsa babai i tij tha se djali nuk do të dorëzohet, pasi nuk ka prova që e implikojnë.

Kujtojmë këtu se pala shqiptare u vu në dijeni nga DEA dhe policia greke.

Ato ndërruan kokainën me oriz dhe gips, ndërsa i vendosën edhe GPS.

Në portin e Durrësit ngarkesa u tërhoq nga Myslihaka dhe Bega, ndërsa në makinë i priste Malindi.

Ky i fundit spikati se kokaina ishte ndërruar me oriz.

Në këtë moment ai urdhëroi të pranishmit në makinë që të mos flisnin.

Më pas ai u arratis në drejtim të paditur dhe nuk është lokalizuar ende nga policia.

Shpërndaje
Share.

Komento