Skip to content
Kronikë

Sekuestrimi i 10 mijë dozave ekstazi, zbardhen emrat e 5 të arrestuarve

· 1 min lexim

Zbardhen emrat e pesë të arrestuarve në kuadër të operacionit policor në Tiranë ku u sekuestruan 10 mijë doza ekstazi.

Droga ishte mbështjellë me logon e “Louis Vuitton”.

Në pranga kanë rënë: Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia. Droga sintetike sapo kishte ardhur në kryeqytet dhe ishte destinuar për tregun e brendshëm.

Dozat e lëndës narkotike mësohet se shiteshin kryesisht në zonën e ish bllokut dhe në lokalet e natës.

Lënda narkotike sigurohej në Kosovë dhe paketohej dhe ndahej në doza në Tiranë.

Sipas përllogaritjeve, një dozë shitej 30-50 euro dhe e gjithë sasia kapte vlerën e rreth 500 mijë euro