Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Seanca “Balluku”/ Prokurori Prençi në SPAK: Kryeministri kërkon të bllokojë hetimin penal!

14:39 22/01/2026
Reading Time: 3 min lexim
Seanca "Balluku"/ Prokurori Prençi në SPAK: Kryeministri kërkon të bllokojë hetimin penal!

Prokurori i SPAK, Dritan Prençi, ka paraqitur argumentet e institucionit në seancën për çështjen “Balluku”, duke kundërshtuar pretendimin e Kryeministrit se ekziston konflikt kompetencash në rastin e pezullimit të ministres Belinda Balluku.

Në fjalën e tij para Gjykata Kushtetuese, Prençi u shpreh se kërkesa e Kryeministrit Edi Rama nuk mund të përdoret për të bllokuar një hetim penal në zhvillim. Sipas tij, ndjekja penale dhe vlerësimi i masës së pezullimit janë kompetenca ekskluzive të SPAK dhe GJKKO dhe nuk mund të cenohen nga ndërhyrja e pushtetit ekzekutiv.

Prokurori theksoi se masa e pezullimit prek vetëm individin dhe jo Këshillin e Ministrave si organ kolegjial. Ai sqaroi se për të ekzistuar konflikt kompetencash mes pushteteve duhet të plotësohen tre kushte ligjore: mosmarrëveshja të lindë mes organeve të pushteteve të ndryshme, të lidhet me ushtrimin e vullnetit të pushtetit përkatës dhe të ketë të bëjë me përcaktimin e sferës së kompetencave. Sipas SPAK, këto kushte nuk plotësohen në rastin konkret.

Prençi shtoi se kërkesa e Kryeministrit për shfuqizimin e vendimeve të GJKKO mbi masën e sigurimit personal apo për interpretimin e nenit 103 pika 3 nuk përbën kontroll kushtetues mbi ligje dhe nuk krijon konflikt kompetencash mes pushteteve.

“Vlerësojmë se kërkuesi nuk mund të përdorë këtë pretendim për të bllokuar hetimin penal ndaj ministrit, pasi ndjekja penale dhe vlerësimi i masës së pezullimit janë kompetenca të SPAK dhe GJKKO dhe nuk mund të cenohen nga ndërhyrja e pushtetit ekzekutiv”, deklaroi Prençi.

Në të njëjtën seancë publike, prokurorja e SPAK, Dorina Bejko, theksoi se qëndrimi i Belinda Ballukut në detyrën e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, në një kohë kur ajo është marrë e pandehur, përbën rrezik potencial për hetimin.

Duke iu referuar ankimimit të qeverisë kundër vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra, Bejko u shpreh se ekziston rreziku që e hetuara të prishë provat dhe të kryejë vepra të tjera penale. Ajo përmendi edhe deklaratën e përfaqësuesit të Kryeministrit në seancë, sipas së cilës Balluku ka propozuar 50 akte, çka sipas SPAK tregon mundësinë e vijimit të veprimeve në kundërshtim me ligjin.

“Hetimi është dinamik. Në këtë seancë nuk mund të bëjmë të ditur nëse nga ana e të hetuarës, fakti që ka vazhduar të ushtrojë këtë veprimtari në një sektor të fuqishëm si infrastruktura dhe energjitika, nuk ka krijuar rreziqe, por patjetër që po. Në vlerësimin makro të rreziqeve ka krijuar rrezik fakti që ka vazhduar të ushtrojë detyrën e ministres dhe zëvendëskryeministres.

Vetë përfaqësuesi i Kryeministrit tha se e hetuara ka propozuar 50 akte. Pra, ne jemi para gjykatës dhe po bëjmë të ditur se kjo e hetuar nuk ka përmbushur detyrën e saj në përputhje me ligjin, ka cenuar interesin publik dhe rreziku që ajo ta vazhdojë këtë veprimtari dhe të vërë në rrezik interesin publik është konkret, për sa kohë vijon në këtë detyrë.

Në mënyrë makro, ekziston rreziku që nëpërmjet vijimit të detyrës, e hetuara të kryejë vepra penale të së njëjtës natyrë dhe të helmojë provat”, deklaroi prokurorja Dorina Bejko.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
“Vëllai im, fatkeqësi e familjes”, dëshmon Petrit Qoli për vrasjen e Fatmira Dedjas

“Vëllai im, fatkeqësi e familjes”, dëshmon Petrit Qoli për vrasjen e Fatmira Dedjas

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English