Sazani pronë publike edhe për pak kohë, rrëzohet propaganda e Ramës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e kësaj të marte pamje nga një plazh i ishullit të Sazanit, duke treguar fluksin e madh të turistëve që kanë mbërritur në Shqipëri këtë sezon. Në postimin e tij, Rama thekson se vendi po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm prurjesh turistike, me vizitorë vendas dhe të huaj që po eksplorojnë të gjithë hartën e vendit.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër plazh të ‘sulmuar’ nga turistët vendas e të huaj, në ishullin e Sazanit, në një sezon të jashtëzakonshëm prurjesh në Shqipëri, po edhe shpërndarjeje të turistëve në të gjithë hartën e vendit, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama në rrjetet sociale.
Por, pas këtij sezoni të suksesshëm turistik, fshihet një projekt i madh privatizimi që pritet të ngjallë debate të shumta. Kryeministri Rama po planifikon t’i japë një pjesë të ishullit të Sazanit Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit amerikan Donald Trump, për të ndërtuar një resort super luksoz.
Flitet që ky i fundit financohet nga princi saudit Mohammed bin Salman. Ky transaksion do të lejojë oligarkët vendas të përfitojnë nga ndërtimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i resortit, ndërsa Rama krahas përfitimeve ekonomike përmes oligarkëve synon të sigurojë mbështetjen politike të Trump, i cili pritet të jetë kandidati fitues në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Kritikët e këtij plani theksojnë se privatizimi i plazheve publike të Shqipërisë do të krijojë precedent të rrezikshëm për menaxhimin e pronësisë publike. Ata gjithashtu ngrenë pyetje për ndikimin e investitorëve të huaj në politikën dhe ekonominë shqiptare.
Kryeministri Rama dhe qeveria e tij ende nuk kanë bërë deklarata zyrtare në lidhje me këtë projekt, por mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen ngjarjet dhe cilat do të jenë reagimet e publikut dhe të opozitës politike në Shqipëri.
Projekti për Sazanin
Lexo më tej
17 miliardë lekë pa asnjë emër projekti: ku do t’i shpenzojë FSHZH e Tan Agollit paratë tona?
Fondi Shqiptar i Zhvillimit kërkon 17 miliardë lekë për «projekte të reja». Cilat projekte? Nuk thuhet. Ku? Nuk…
SPAK zbërthen trafikun e 60.7 tonëve kokainë të grupit Çela-Çopja: 9.2 mln euro pasuri të sekuestruara
Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim 16 të pandehur në kuadër të hetimeve ndaj organizatës kriminale Çela-Çopja,…
Helmim nga ushqimi në një kopsht në Vlorë, 7 fëmijë në pediatri, 5 të shtruar
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë kanë përfunduar në pediatri me simptoma të forta gastrointestinale, ndërsa…
Thanë se e sulmoi ariu dhe vrau veten/ Hetimet për Urim Fikun zbulojnë pistën e vrasjes, dyshohet se u ndoq dhe u qëllua disa herë me pistoletë
Hetimet për vdekjen e 62-vjeçarit Urim Fiku, më 3 nëntor në fshatin Godvi të Bulqizës, kanë zbuluar prova…
