Skip to content
Të Gjitha

Sapo ishte kthyer nga Anglia, i riu nga Dibra i jep fund jetës

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Vlashë të Dibrës. Një 29-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në shtëpinë e tij.

Tini Dani  u gjet i pajetë nga familjarët e tij. Mësohet se i riu nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Britania e Madhe, ku kishte shkuar në mënyrë ilegale.

Familjarët janë shprehur për mediat se që nga moment kur ai kishte ardhur në fshat, ishte mbyllur në vetvete. Dyshohet se Tini Dani vuante nga depresioni i rëndë.

Deri tani ende nuk dihen motivet e të riut që e shtynë drejt aktit të vetëflijimit.