Sapo doli nga spitali, autoritetet ruse i sekuestrojnë llogaritë bankare dhe apartamentin liderit rus Navalny

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kundërshtari i presidentit rus Vladimir Putin, Alexei Navalny është përballur sërish me të papriturën sapo ka dalë nga spitali.

Autoritetet gjyqësore ruse kanë sekuestruar llogaritë bankare dhe apartamentin e banimit në Moskë të kritikut të Kremlinit të tij si pjesë e një proces gjyqësor me qëllim kompensimin e një prej kompanive të oligarkut rus Yevgeny Prigozhin, i njohur me nofkën ‘shefi i kuzhinës së Putinit’.

Prigozhin ka paditur kryeopozitarin rus Navalny, ‘Fondin Kundër Korrupsionit (Fbk)’ dhe një tjetër person me emrin Ljubov Sobol për rreth një milion euro dëme shkaktuar prej furnizimit me ushqime të cilësisë së ulët në Shkollat e Mesme në kryeqytetin Moskë.

Navalny doli dje nga spitali Charité në Berlin ku ishte shtruar pasi u helmua me një agjent nervor nga grupi Novichok.

Sot, përfaqësia e përhershme e Federatës Ruse në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike i ka kërkuar Gjermanisë informacion të plotë mbi çështjen Navalny, në veçanti “rezultatet e analizave, biomaterialeve dhe mostrave të tjera klinike”.

Kujtojmë se kundërshtari i presidentit rus Vladimir Putin, Navalny u sëmur rëndë më 20 gusht ndërsa aleatët e tij besojnë se ishte një helmim. Navalny u dërgua në Gjermani për trajtim me një avion ambulancë.

Përkrahësit e tij dyshojnë se lënda helmuese ishte hedhur në një filxhan çaji që ai piu në aeroport në Tomsk.Mjekët rusë insistuan më parë se nuk ishte gjetur helm në trupin e tij dhe sugjeruan një çrregullim metabolik të shkaktuar nga sheqeri i ulët në gjak.

Por zyrtarët rusë shëndetësorë treguan se gjurmët e një lënde kimike industriale ishin gjetur në lëkurën dhe flokët e tij.

Shpërndaje
Share.

Komento