Detaje të reja nga ekzekutimi i 71-vjeçarit Zhidru: Ja pse policia e qëlloi me snajper

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja që terrorizoi forcat RENEA dhe qytetin e Elbasanit ditën e sotme.

Pas pesë orësh negociata, është ekzekutuar me snajper nga forcat RENEA 71-vjeçari Lefter Zhidru pas terrorit që shkaktoi në Elbasan, duke qëlluar mbi policinë që shkoi ta arrestonte, e duke lënë më pas të plagosur dy persona.

Forcat RENEA përdorën dhe gazin lotsjellës për tu futur brenda banesës. Në vendngjarje u dëgjuan të shtëna e shpërthim. Ndërhyrja ndodhi rreth orës 17:50 dhe policia raportoi se i moshuari është qëlluar.

Ekzekutimi erdhi pas dështimit të të paktën katër negociatave me të moshuarin, ndërkohë në këto momente pritet që autoambulanca të marrë trupin e pajetë të 71-vjeçarit.

Në momentin që forcat speciale RENEA po ndërhynin në banesë, ata shpërthyen derën por u përballën me 71-vjeçarin i cili i sulmoi përsëri me breshëri plumbash duke rrezikuar jetën e tyre, por falë mburojës metalike kolektive nuk është lënduar ansjë punonjës i efektiv.

Në banesën e 71-vjeçarit është gjetur një armë zjarri kallashnikov, një sasi të konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe me lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatore gati për shpërthim. Arsyeja se përse ky operacion ka zgjatur kaq shumë është sepse ai kishte kthyer banesën e tij në një “minë me sahat” pasi kishte lidhur 1 kg tritol me disa bombola gazi. Në banesë ishte 1 kg tritol që ishte i lidhur me bombola gazi dhe një sistem elektrik duke e vështirësuar ndërhyrjen e efektivëve të policisë. Për këtë arsye policia ka bërë ekzekutimin e tij me snajper.

Shpërndaje
Share.

Komento