Samiti për Turizmin/ Rama e quan Shqipërinë leksion solidariteti, Klosi: Durrësi i gatshëm për të pritur turistë për 2020

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme në Tiranë po zhvillohet Samiti i Turizmit, i cili e ka vënë theksin tek rimëkëmbja e turizmit, pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama shkruan se Samiti ka bërë bashkë vende si Greqia, Italia, Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria e Maqedonia e Veriut.

Sipas kreut te qeverisë, Shqipëria është gati t’i tregojë fqinjëve, sështë një leksion solidariteti i rrallë i turizmit dhe mbetet një destinacion i qëndrueshëm.

“‘Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri’. Shqipëria, Greqia, Italia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi, bashkë në një Samit Ndërkombëtar për Turizmin. Jemi gati t’i tregojmë shteteve fqinje se Shqipëria është një leksion solidariteti i rrallë i turizmit, që me strukturat e tij tregoi se është një mbështetës i rëndësishëm i krizës humanitare dhe sigurisht mbetet një destinacion i qëndrueshëm”, shkruan Rama në Facebook.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ndërkohë, u shpreh se Durrësi është gati të presë turistë edhe për sezonin 2020.

“Pavarësisht goditjes së natyrës, zona e Durrësit është e paprekur, është e gatshme për të pranuar mijëra dhe miliona turistë. Sezoni turistik 2020 do të jetë një sezon i suksesshëm dhe për plot familje shqiptare. Këtë praktikë që ne bëmë në Shqipëri, ta ndajmë nëpër botë. Turizmi është një shtyllë shumë e rëndësishme për ekonominë e vendit. Ne nuk jemi konkuretë, ne jemi bashkëpunues. “, u shpreh Klosi.

Shpërndaje
Share.

Komento