Ish-kryeministri Sali Berisha, në tubimin qytetar, kritikoi samitin për Ukrainën në Tiranë, duke përmendur binomin argat-padron, Edvin-Vuçiç. Berisha përshëndeti tubimin si zërin e shqiptarëve, duke e krahasuar me parlamentin e vërtetë pas mbylljes së parlamentit Rama-Linda. Ai theksoi rëndësinë e samitit për Europën Juglindore dhe Ukrainën, por kritikoi praninë e binomit argat-padron, Vuçiç dhe Edvin. “PD, ndër lokomotivat integruese, mbështet fuqishëm Ukrainën kundër agresionit të Vladimir Putinit, duke e denoncuar që nga ditën e parë të agresionit. PD gjithashtu ka kundërshtuar projektet serbo-ruse për hegjemoni serbe dhe influencë ruse në Ballkan”, deklaroi Berisha.
Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...








