Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Samiti i Berlinit, Rama: “Kërkojmë mbështetjen e Merkel për çeljen e negociatave”

14:39 29/04/2019
Reading Time: 2 min lexim

Për pak minuta pritet të nis takimi mes kancelares Merkel dhe dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ashtu siç e kemi theksuar dhe më përpara,  fokusi këtij samiti do të jetë Kosova dhe mundësitë për të rinisur dialogun e bllokuar mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në një intervistë të dhënë për  “tch”, kryeministri Edi Rama pritet t’i kërkojë kancelares Merkel, mbështetje për çeljen e negociatave për antarësim.

“Është një moment rikapitulimi i 5 viteve proces të Berlinit dhe risia është se jemi në një Samit gjermano-francez me Kancelaren Merkel dhe Presidentin Macron për të adresuar të gjitha aspektet e një procesi historik si dhe për të diskutuar për temat me një rëndësi dhe një peshë të posaçme. Por, sigurisht që për sa na takon do të fokusohemi tek ecuria e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe padyshim tek domosdoshmëria për afirmuar se Shqipëria meriton të hedhë hapin e madh dhe të shumëpritur të negociatave për anëtarësim.” – ka theksuar kryeministri.

I pyetur dhe për diskutimet që do të bëhen për çështjen e Kosovës , kryeministri është shprehur që inkurajojmë dialogun dhe do të mbështesim pa rezervë një marrëveshje që ka mbështetjen e plotë të autoriteteve dhe përfaqësuesve të popullit të Kosovës

“Ka  një sesion të veçantë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Pozicioni ynë ka qenë dhe mbetet shumë i qartë. Ne inkurajojmë dialogun dhe do të mbështesim pa rezervë një marrëveshje që ka mbështetjen e plotë të autoriteteve dhe përfaqësuesve të popullit të Kosovës. Si dhe mbështetjen dhe garancinë e SHBA-së  dhe BE-së.” – përfundoi fjalinë e tij kryeministri Rama.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: çështjet e aderimit në bediskutimi i kosovësmerkelramasamiti i berlinit

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Taulant Balla: "Askush nuk na vendos kushte. Zgjedhjet do të realizohen më 30 qershor"

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English