Skip to content
Politikë

Samiti i 6 dhjetorit, ja liderët europianë që pritet të mbërrijnë nesër në Tiranë

· 2 min lexim

Për herë të parë në Shqipëri mbahet një samit ku marrin pjesë të gjithë liderët e Bashkimit europian së bashku me ato të rajonit tonë. Të martën me 6 dhjetor zhvillohet samiti midis BE dhe Ballkanit Perëndimor ku pritet të marrin pjesë 27 liderë europianë. Presidenti serb Vuçiq është shprehur se nuk do të marrë pjesë në samit, në kundërshti nga kryenimistrja e Serbisë e cila ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Kujtojmë se të martën në të njejtën kohë me samitin do të zhvillohet edhe një protestë e thirrur nga opozita. Ndonëse është bërë me dije se nuk do të lejohet mbajtja e një proteste për shkak të perimetrit të sigurisë, kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se qytetarët do jenë në bulevard për të protestuar.

Liderët e BE-së që pritet të vijnë në Tiranë:

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni

Kancerlari i Austrisë, Karl Nehammer

Kryeministri i Belgjikës, Aleksandër De Croo

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç

Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades

Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederikse

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin

Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin

Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins

Kryeministri i Lituanisë, Ingrida Simonyte

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel

Kryeministri i Maltës, Robert Abel

Kryeministri i Holandës, Mark Rutt

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki

Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis

Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger

Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez