Skip to content
Politikë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama dhe pjesëmarrësit bëjnë foton familjare

· 1 min lexim

Po mbahet sot në Tiranë Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku liderët e rajonit kanë marrë pjesë, veç Kosovës.

Pas përfundmit të diskutimeve, ashtu siç përcaktohet edhe në protokoll pjesëmarrësit në samitin e Ballkanit Perëndimor me BE, kanë bërë dhe foton familjare.

Të pranishmit, presidentë e kryeministra, por dhe përfaqësues institucionesh me rëndësi, ku nuk mund të mungonte dhe i zoti i shtëpisë, Edi Rama, kanë bërë foton dhe më pas janë futur në samit për të vijuar diskutimet e tyre. Samiti po mbahet, ashtu si dje, në ambientet e Pallatit të Kongreseve.