Skip to content
Politikë

Salianji kërkon rishikim të dënimit në Gjykatën e Lartë

· 1 min lexim

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar rishikimin e vendimit të dënimit të tij.

Salianji kundërshton vendimin e datës 18 dhjetor 2019 të Gjykatës Penale, që e dënoi me 1 vit burg, si dhe vendimin e Apelit të 26 shtatorit për Juridiksionin e Përgjithshëm.

Në shkresën e rekursit, Salianji kërkon revokimin e këtyre vendimeve.

Më 15 tetor, Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e tij për pezullimin e dënimit.