Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Saimir Tahiri mund të rikthehet në qeveri sapo të kalojë këtë pengesë

22:26 02/03/2020
Reading Time: 2 min lexim

Kreu i qeverisë Edi Rama mbrëmjen e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Pressing”, ku ka folur rreth dy ish-ministrave të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj.

Kryeministri është distancuar nga skandalet ku janë përfshirë emrat e dy ish-ministrave, duke thënë se është ai që e përzgjedh kabinetin qeveritar, por secili ecën me këmbët e tij dhe është përgjegjës për veprimet e tij.

Edhe një herë Rama ka shfajësuar Tahiri, teksa u shpreh se në një kohë kur Anti-mafia italiane as që e kishte marrë pjesë të grupit, në vendin tonë kërkohej lincimi i tij.

Po ashtu, kryeministri nuk e përjashtoi mundësinë e rikthimit të Tahirit në mazhorancë, pasi i pyetur rreth arsyes pse nuk e kthen atë në qeveri, u shpreh se procesi gjyqësor s’ka mbaruar ende.

Kështu, ai ka lënë të kuptohet se pas përfundimit të procesit gjyqësor, Tahiri mund të rikthehet në Partinë Socialiste.

Sa i përket Xhafajt, Rama u shpreh se ka dhënë dorëheqjen dhe nuk është hequr, pasi ai nuk mund të mbajë përgjegjësi për të vëllanë.

PJESË NGA EMISIONI:

Edi Rama: Ministrat janë si anëtarët e bandave. Ministrat zgjidhen nga unë dhe varen nga këmbët e tyre, përgjigjen ata.

PYETJE: Tahiri nuk ishte ministër i zakonshëm.

Edi Rama: Patjetër, ashtu ishte. Tahiri është në një proces. U lincua për shkak të përgjimeve të Policisë italiane. Anti-mafia italiane as që e kishte marrë pjesë të grupit, ndërsa këtu kërkohej lincimi i tij. 

PYETJE: Pse e shkarkuat Xhafajn meqë e kishte fajin vëllai?

Edi Rama: Ai dha dorëheqjen, merreni në intervistë dhe pyeteni. Vëllai im është në jetën e vetë dhe po shkeli në dërrasën e kalbur, do përgjigjem unë? Jo mo të përgjigjet vetë, ç’punë kam unë?

PYETJE: Pse nuk e ktheni Tahirin në qeveri?

Edi Rama: S’ka mbaruar procesi gjyqësor.

Kujtojmë se dy ish-ministrat, Saimir Tahiri dhe Agron Xhafaj janë përfshirë, përkatësisht, në dosjen e Habilajve dhe “Babales”.

Tahiri ka qenë ministër nga viti 2013 deri në 2017, kurse Xhafaj nga muaji mars i viti 2017 deri në tetor të 2018.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: edi ramafatmir xhafajsaimir tahiri

Të tjera

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën
Aktualitet

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Ky është ndoshta ndryshimi më konkret që ka prodhuar protesta deri tani. Fitorja e parë nuk është vetëm institucionale. Është...

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen
Aktualitet

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë procedimesh ndaj qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestat dhe...

13:07 19/06/2026
Para

Edi Rama ka 7 vite që mundohet të bashkojë Shqipërinë e Kosovën! Ja arsyeja pse nuk ia ka dalë

Lajmet e fundit

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English