Saimir Tahiri i pandehur/ Gjykata e Krimeve të Rënda vendos datën e ballafaqimit të parë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tashmë është përcaktuar edhe seanca e parë gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda kundër Saimir Tahirit.

Ish-Ministri i Brendshëm do jetë para trupës gjykuese si i pandehur në 19 qershor 2019 dhe tre gjyqtarët e përcaktuar janë Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.

Akuza ndaj ish-ministrit është duke u akuzuar për veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kirminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

Vendimi për marrjen si të pandehur të  Tahirit është marrë në seancën e fundit të zhvilluar sa i përket çështjes, ku avokatët e tij kanë kërkuar edhe gjykim të shkurtuar.

Shpërndaje
Share.

Komento