Skip to content
Kryesore

Safet Gjici apelon refuzimin e lirimit para kohe në Gjykatën e Apelit

· 1 min lexim

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Elbasanit, e cila refuzoi kërkesën e tij për lirim para kohe.

Avokati i Gjicit, Përrparim Kulluri, ka kërkuar që gjykata të caktojë ekspertë për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të tij, një kërkesë që është pranuar nga trupa gjykuese.

Në seancën e ardhshme, e caktuar për 12 maj, ekspertët do të paraqesin raportet e tyre, duke përcaktuar nëse Gjici ka nevojë për trajtim mjekësor të specializuar jashtë burgut dhe nëse qëndrimi në qeli paraqet rrezik për jetën e tij.

Safet Gjici është dënuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv nga Apeli i GJKKO, duke marrë një dënim prej 4 vitesh e 6 muajsh burg, i cili u reduktua në 3 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ai u arrestua në qershor të vitit 2023 dhe dënimi i tij u ratifikua nga Apeli i Posaçëm.