Skip to content
Të Gjitha

Sa është shpejtësia e transmetimit të koronavirusit nëpërmjet njerëzve?

· 3 min lexim

Rezistenca e Shqipërisë përballë COVID-19 do përfundonte më 9 mars, kur vendi ynë u zgjua me 2 të infektuar nga i ashtuquajturi “armiku i padukshëm”, që po mundon botën.

Kaq mjaftoi së qeveria të merrte masa të menjëhershme, duke ndaluar procesin mësimor në të gjitha institucionet arsimore dhe duke pezulluar çdo aktivitet publik.

Nga ana tjetër, qytetarët u alarmuan dhe pushtuan farmacitë dhe marketet nisur nga frika se do iu duhet të izolohet për ditë të tëra në shtëpi.

Sakaq, informacionet rreth këtij virusi janë të pakta r nga ana tjetër njerëzit kërkojnë të dijnë shumë rreth “kurorës”, që po shënon bilance të frikshme.

Mbrëmjen e sotme Top Story i ka dedikuar një emision pikërisht informacioneve që dihen deri tani rreth koronavirusit, ku ka treguar ndër të tjera edhe shpejtësinë e përhapjes së tij.

Sikundër kanë lajmëruar autoritetet shëndetësore deri tani, përhapja bëhet zakonisht kur njerëzit kolliten ose teshtinë dhe janë mbajtës të virusit, duke transmetuar spërklat e infektuara tek personi tjetër.

Por, po ashtu, virusi mund të gjendet në tualet dhe mund të përhapet nga një apartament në një tjetër, gjë kjo e provuar gjatë epidemisë së SARS, në vitin 2002.

Duke qenë se tubacionet në një pallat janë të lidhura me njëra-tjetrën, virusi hynë dhe qëndron në tubacionet apo pajisjet e tualeteve.

Nga ana tjetër ka persona të cilët janë të infektuar, por nul shfaqin simptoma, janë asimptomatik.

Pyetja që lind në këtë rast është: Po këta persona a mund ta shpërndajnë virusin?

Paraqitja skematike e transmetimit të COVID-19

Përgjigja është po, por duke qenë se virusi te këta persona është shumë i dobët edhe personi që e merr atë do ketë të njëjtën gjendje, pra nuk ndikon në shtimin e epidemisë. (R0 < 1)

Ndërsa në rastet kur një person ka simptoma dhe gjendja e tij është më e rënduar se në rastin e parë, e njëjta situatë do jetë edhe te personi tjetër, teksa shpërndarja e sëmundjes bëhet në nivele të larta. (R0=1)

Dhe së fundmi, në rastin e personave të infektuar dhe me gjendje të rëndë transmetimi do jetë në po atë shkallë rrezikshmërie dhe shpërndarja e sëmundjes bëhet në nivele shumë të larta. ( R0 > 1)

https://www.facebook.com/tch.topstory/videos/1834622860003927/

Deri tani tre janë medikamentet që kanë dhënë efekte në trajtimin e këtij virusi, por që po testohen ende:

  1. Klorokuin, që është përdorur për shenjat e malarjes.
  2. Ritonavir.
  3. Remdesivir.

Nga ana tjetër duket se shkencëtarëve do t’ju duhen shumë muaj punë që të zbulojnë vaksinën për këtë virus, teksa përpjekje bëhen çdo ditë.