Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rusia përpiqet të rekrutojë mercenarë të huaj për luftën në Ukrainë

19:00 20/09/2024
Reading Time: 2 min lexim

Moska vendosi këtë javë të zgjerojë kapacitetet e saj ushtarake, një tregues i mbingarkesës me të cilën po përballet ushtria ruse në vitin e tretë të sulmit në shkallë të gjerë kundër Ukrainës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ricardo Marquina, analistët thonë se mbështetja e përkrahjes për mobilizimin dhe faktorë të tjerë, po e shtyjnë Rusinë të kërkojë mercenarë nga vende të tjera. Më 16 shtator, Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret për të rritur ushtrinë me 180 mijë trupa shtesë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2.38 milionë ushtarë, forca e dytë më e madhe në botë pas Kinës.

Zyrtarët e Kremlinit thonë se vendimi u mor për shkak të sulmit në shkallë të gjerë kundër Ukrainës, por edhe si kundërpërgjigje ndaj asaj që Moska e cilëson si “kërcënim” nga NATO-jt në krahut të saj perëndimor.

Dy vjet më parë Rusia shpalli një mobilizim masiv që solli 300 mijë trupa në ushtrinë e saj. Por analistët thonë se këtë herë, udhëheqësit rusë duhet të provojnë një rrugë tjetër.

“Mobilizimi i thirrur nga Presidenti Putin krijoi mjaft pakënaqësi brenda Rusisë. Rusia ka rekrutuar nga vende të tjera si India, Nepali, Indonezia. Ajo që dimë nga informacionet publike është se këta njerëz janë zakonisht të papunë, që kanë nevojë për stimuj financiarë”, thotë Natia Seskuria nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara.

Raportimet nga mediat e pavarura, duke përfshirë agjencitë ‘Moscow Times’ dhe ‘Kyiv Independent’, zbulojnë se agjentët u kanë premtuar paga relativisht të larta personave që kanë moshën e duhur për të luftuar nga vende si Sri Lanka, Indonezia, India dhe Nepali. Kremlini kurrë nuk ka konfirmuar, apo mohuar këto praktika.

Raportet thonë se të rekrutuarit jashtë vendit nuk do t’u bashkohen forcave mercenare si grupi ‘Wagner’, por ushtrisë së rregullt ruse.

“Nga këndvështrimi i tyre, ata duhet të fitojnë luftën dhe të arrijnë objektivat e tyre ushtarake, qëllimet e tyre të luftës. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të angazhojnë mercenarë me kosto të ulët nga vendet e pazhvilluara që janë të gatshëm të luftojnë dhe vdesin përkrah rusëve”, thotë Mark Hannah nga Instituti për ÇështjetGlobale.

Numri i viktimave në këtë luftë po vazhdon të rritet. Gazeta ‘Wall Street Journal’ njofton se numri i përgjithshëm i ushtarëve dhe civilëve të vrarë ose të plagosur nga të dyja palët tashmë ka arritur në një milion. Burimet perëndimore të zbulimit thonë se 600 mijë prej tyre janë nga radhët e forcave ruse.

 

Etiketa: luftalufta rusi ukrainemercenarePutinRusi

Të tjera

Nga bankat e shkollës në Tiranë në luftën e Sirisë, rrëfimi tronditës i djalit shqiptar që u mor 8-vjeç në Xhihad: “Mami vendosi të iknim pranë babait”
Aktualitet

Nga bankat e shkollës në Tiranë në luftën e Sirisë, rrëfimi tronditës i djalit shqiptar që u mor 8-vjeç në Xhihad: “Mami vendosi të iknim pranë babait”

Një nga historitë më të rënda të fëmijëve shqiptarë të përfshirë në luftën e Xhihadit është ajo e Abdit, i...

21:20 15/03/2026
18 vjet pas tragjedisë së Gërdecit, familjarët bëjnë ende thirrje për drejtësi
Aktualitet

18 vjet pas tragjedisë së Gërdecit, familjarët bëjnë ende thirrje për drejtësi

Këtë të diel shënohen 18 vjet nga tragjedia e Gërdecit, një nga ngjarjet më të rënda që ka njohur Shqipëria...

16:53 15/03/2026
Para
Lançohet iPhone16 me platformën AI, radhë në shumë vende të botës

Lançohet iPhone16 me platformën AI, radhë në shumë vende të botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Nga bankat e shkollës në Tiranë në luftën e Sirisë, rrëfimi tronditës i djalit shqiptar që u mor 8-vjeç në Xhihad: “Mami vendosi të iknim pranë babait”

Nga bankat e shkollës në Tiranë në luftën e Sirisë, rrëfimi tronditës i djalit shqiptar që u mor 8-vjeç në Xhihad: “Mami vendosi të iknim pranë babait”

21:20 15/03/2026
18 vjet pas tragjedisë së Gërdecit, familjarët bëjnë ende thirrje për drejtësi

18 vjet pas tragjedisë së Gërdecit, familjarët bëjnë ende thirrje për drejtësi

16:53 15/03/2026
Foshnja 2 muajshe në gjendje kritike në Korçë, nëna nuk e ushqeu me gji

Foshnja 2 muajshe në gjendje kritike në Korçë, nëna nuk e ushqeu me gji

15:48 13/03/2026
Parashkrimi mbyll dosjen, GJKKO pushon akuzat për 6 zyrtarë të ARRSH

Parashkrimi mbyll dosjen, GJKKO pushon akuzat për 6 zyrtarë të ARRSH

11:38 13/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.