Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë”, SHBA bën deklaratën e fortë

18:30 18/02/2023
Reading Time: 3 min lexim

Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara Kamala Harris njoftoi se Uashingtoni ka përcaktuar zyrtarisht, se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë. Gjatë një fjalimi në Konferencën e Sigurisë në Mynih ajo paralajmëroi ndërsa se “përgjegjësit do të vihen para drejtësisë.

Takimi që bëri bashkë zyrtarë të lartë perëndimorë u përqendrua tek lufta në Ukrainë, konflikti më i rëndë në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Administrata e Presidentit amerikan Joe Biden ka arritur zyrtarisht në përfundimin se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit gjatë sulmit të saj gati njëvjeçar në Ukrainë, tha të shtunën Nënpresidentja amerikane Kamala Harris.

“Në rastin e veprimeve të Rusisë në Ukrainë, ne kemi shqyrtuar dëshmitë, ne i njohim standardet ligjore dhe nuk ka dyshim: këto janë krime kundër njerëzimit. Unë u them të gjithë atyre që kanë kryer këto krime dhe eprorëve të tyre që janë bashkëpunëtorë në to, se do të viheni para përgjegjësisë”, tha zonja Harris në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Përcaktimi zyrtar, i cili erdhi në fund të një analize ligjore të udhëhequr nga Departamenti amerikan i Shtetit, nuk do të ketë ndikim të menjëhershëm në luftë.

Por administrata amerikane shpreson se kjo do të ndihmojë në izolimin e mëtejshëm të presidentit rus Vladimir Putin dhe të nxisë përpjekjet ligjore për të vënë anëtarët e qeverisë ruse para përgjegjësisë, përmes gjykatave dhe sanksioneve ndërkombëtare.

Uashingtoni kishte arritur tashmë në përfundimin se forcat ruse ishin përgjegjëse për krime lufte, ashtu siç konstatoi një hetim i OKB-së, por vlerësimi i administratës së presidentit Biden se veprimet e Rusisë përbëjnë krime kundër njerëzimit nënkupton konstatimin pas një analize ligjore se vrasjet dhe përdhunimet janë sistematike dhe se kanë nën shënjestër civilët, një vepër penale më e rëndë sipas të drejtës ndërkombëtare.

Komisioni hetimor i OKB-së për Ukrainën nuk ka arritur ende në përfundimit se krimet e luftës të kryera atje, janë krime kundër njerëzimit.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha gjatë konferencës se tani është koha për të zgjeruar aleancën. Ai paralajmëroi se ajo që po ndodh në Evropë mund të zgjerohet, ndërsa vuri theksin tek kërcënimi që vjen nga Kina.

“Kremlini dëshiron një Evropë ndryshe, një Evropë ku Rusia kontrollon fqinjët. Ne gjithashtu e dimë se Pekini po vëzhgon nga afër për të parë çmimin që po paguan Rusia apo shpërblimin që po merr për agresionin e saj. Ajo që po ndodh sot në Evropë mund të ndodhë nesër në Azi”, tha ai.

Zoti Stoltenberg tha se po angazhohet që Finlanda dhe Suedia t’i bashkohen aleancës deri në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Vilnius në korrik.

Helsinki dhe Stokholmi kërkuan t’i bashkohen aleancës ushtarake pas sulmit rus kundër Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

Kërkesat e tyre për anëtarësim janë ratifikuar nga të gjithë aleatët përveç Hungarisë dhe Turqisë.

Rusia ka intensifikuar sulmet në lindje të Ukrainës, ndërsa Kievi po planifikon një kundërofensivë në pranverë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u kërkoi aleatëve perëndimorë furnizimin me armë më të rënda dhe rreze më të gjatë veprimi.

Lufta ka shkaktuar dhjetëra mijëra vrasje, ka detyruar miliona njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, ka goditur ekonominë globale dhe ka rritur hendekun mes lindjes dhe perëndimit./VOA

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para
Propozimi për dialogun Kosovë-Serbi, Kurti bisedon me kancelarin gjerman

Propozimi për dialogun Kosovë-Serbi, Kurti bisedon me kancelarin gjerman

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.