Skip to content
Të Gjitha

Rudina Hajdari thirrje për opozitën: “Larg dhunës dhe gjuhës së urrejtjes në protestë”

· 1 min lexim

Vetëm pak orë pasi deputetja Rudina Hajdari takoi zv. Ambasadoren e SHBA-së në Tiranë Leyla Moses-Ones, ajo ka bërë një shënim në Twitter.

Kryetarja e grupit parlamentar demokratik i bën thirrje opozitës të shmangë dhunën dhe gjuhën e urrejtjes në protestën e nesërme.

“Ky është një moment me rëndësi për Shqipërinë. Duhet të mendojmë për të ardhmen. Patjetër që protesta, e drejta e fjalës, janë pjesë thelbësore e çdo shoqërie demokratike. Por kjo e dretjë duhet shmang dhunën & gjuhën e urrejtjes. Nuk kemi më kohë për të humbur” – shkruan Hajdari sot.

Nesër do të zhvillohet protesta e katërt e madhe e opozitës, e cila parashikohet të fillojë në orën 18:30 përpara Kryeministrisë. Sipas të dhënave paraprake, protesta do të zgjasë tre orë.

Më herët, ishte Ambasada Amerikane që u bëri thirrje protestuesve që pritet të marrin pjesë në protestën e të shtunës që të distancohen nga aktet e dhunës.