Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rudina Hajdari shpërthen ndaj Ramës: Do të tregosh se je lideri suprem, nuk ke të ngopur

13:23 30/01/2020
Reading Time: 2 min lexim

Me tone të ashpra deputetja Rudina Hajdari replikoi sot në seancë plenare me kreun e qeverisë sa i takon ligjit për kontrollin dhe disiplinimin e ndërtimeve.

Deputetja në fjalën e saj akuzon ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, për betonizimin e qytetit bregdetar, si dhe kreun e qeverisë për mbështetjen që i ka dhënë, duke e quajtur egoist dhe të pangopur.

“E dëgjuat kryeministrin. Foli sikur s’ka qenë asnjëherë në Shqipëri. Sikur s’ka qenë kryetar bashkie e nuk e di ç’bëhet me ndërtimet pa leje. Kush e betonizoi Durrësin, kush e mbështeti Vangjush Dakon. Unë apo kryeministri në foltore. Ke një vit që endesh në Evropë e merresh me egoizmin tënd, që s’ka mbarim. bën foto me Merkel, e të tjerë. Nuk ke të ngopur, do të tregosh se je lideri suprem i këtij vendi”, tha Hajdari.

Ndërkohë që edhe kryeministri Edi Rama nuk e ka lënë pa përgjigje fjalimin e deputetes Rudina Hajdari, duke thënë me ironi se fjalimet e saj në Kuvend janë si ndërtime pa leje.

“Opozitën nuk e zgjedh, por e ke. E kishim opozitën këtu nën udhëheqjen e atyre që e hoqën, tani kemi opozitën këtu, me ata që nuk shkuan pas tyre. Por në fjalimet tuaja z. Hajdari jeni si dy pika uji me ata që s’janë këtu. Nëse ka një ndryshim mes jush e kryetarit të ish partisë tuaj, ai gënjen me dashje, ju gënjeni pa dashje. Ai bën sikur s’kupton, ju nuk kuptoni. Nëse do bëja një krahasim me temën, fjalimet e tua janë si ndërtime pa leje komplet”, tha Rama, drejtuar deputetes Hajdari.

Me ironi, Hajdari nuk e kurseu këshillën ndaj kreut të qeverisë, ndërsa kërkoi prej tij të merret me realitetin, të zbresë me këmbë në tokë, e të mos ofendojë deputetët në seancë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: parlamentramaRudina Hajdari

Të tjera

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Teksa protestat për largimin e Kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt, një mesazh domethënës ka ardhur edhe...

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Para

Mazhoranca tërheq votimin për “Anti-shpifjen”, reagon Soreca

Lajmet e fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English