Rrugëve të Londrës duke protestuar në mënyrë paqësore, shqiptarët marshojnë me tre kërkesa

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një grup emigrantësh shqiptarë të iniciuar nga Lëvizja Patriotike Shqiptare, një faqe në facebook kanë zhvilluar një marshim në Westminster Bridge në Londër me flamujt kuq e zi në duar.

Në mënyrë paqësore shqiptarët kanë marshuar për të kërkuar të drejtat e tyre dhe të të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë, për votën e  Diasporës dhe për Reformën në Drejtësi.

Mes tyre ka edhe të rinj, të moshuar e fëmijë në venat e të cilëve ka gjak shqiptari, të cilët kanë marshuar me flamujt shqiptarë në duar duke e shoqëruar gjithë atosferën me Himnin e Flamurit.

Mes shqiptarëve që protestonin kishte edhe qytetarë anglezë të cilët mbështesnin kauzën e tyre.

Ata kanë shkruar në faqen e tyre se: Pishtari i zgjimit të madh po ndizet ai do të rendi si maratonomak kudo ku ka Shqiptare..Ky është vetëm fillimi. Koha është e Patriotëve.

Shpërndaje
Share.

Komento