Rrugëve të Londrës duke protestuar në mënyrë paqësore, shqiptarët marshojnë me tre kërkesa
Një grup emigrantësh shqiptarë të iniciuar nga Lëvizja Patriotike Shqiptare, një faqe në facebook kanë zhvilluar një marshim në Westminster Bridge në Londër me flamujt kuq e zi në duar.
Në mënyrë paqësore shqiptarët kanë marshuar për të kërkuar të drejtat e tyre dhe të të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë, për votën e Diasporës dhe për Reformën në Drejtësi.
Mes tyre ka edhe të rinj, të moshuar e fëmijë në venat e të cilëve ka gjak shqiptari, të cilët kanë marshuar me flamujt shqiptarë në duar duke e shoqëruar gjithë atosferën me Himnin e Flamurit.
Mes shqiptarëve që protestonin kishte edhe qytetarë anglezë të cilët mbështesnin kauzën e tyre.
Ata kanë shkruar në faqen e tyre se: Pishtari i zgjimit të madh po ndizet ai do të rendi si maratonomak kudo ku ka Shqiptare..Ky është vetëm fillimi. Koha është e Patriotëve.