Rrugët e Podgoricës mbushen me flamuj kuqezi dhe arsyeja është kjo

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rrugët e Podgoricës, si asnjëherë më parë, janë veshur me flamujt kuqezi në nder të Presidentit të Shqipërisë, i cili nis sot vizitën shtetërore në Mal të Zi.

Presidenti Ilir Meta u ftua nga homologu i tij malazez, Milo Gjukanoviç.

Gjatë qëndrimit në Mal të Zi, kreu i shtetit do të ketë takime edhe me kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviç dhe kryeministrin, Dushko Markoviç.

Gjithashtu, Presidentit Meta do të takohet me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve të Malit të Zi dhe do të vizitojë qytetet e Tuzit, Tivarit dhe Ulqinit.

Shpërndaje
Share.

Komento