Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rruga e ‘Gener 2’/ Banorët do të dëmshpërblehen me këtë shifër qesharake

15:03 03/08/2023
Reading Time: 2 min lexim

Banorët e parë që do të shpëronësohen nga pronat e tyre për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar, të marrë me koncesion nga kompania Gener 2 do të dëmshpërblehen në shifra qesharake.

Sipas kërkesës së bërë nga Agjencia Shtetërore e Shpronësimeve, një metër katror tokë arë që do të vihet në dispozicion të Gener 2 për ndërtimin e rrugës do të dëmshpërblehet nga 163 lekë për metër katrorë, deri në 448 lekë për metër katrorë.

Agjencia e bazon kërkesën e saj në vlerësimin e tokës arë në një vendim të 2016-s të Qeverisë, ndërsa atë për vlerësimin e pronave truall në një vendim të 23 viteve më parë, edhe pse vlera e truallit është rritur disafish që nga ajo kohë.

Por, përveç Agjencisë së Shpronësimeve, burime të Voxnews.al tregojnë se projekti është devijuar në disa pjesë të tij, për të shmangur kalimin në prona truall, që do të kushtonin më shumë kohë dhe kosto për shpronësim, duke kaluar në tokë arë.

Burimet thonë se ideja e zhvendosjes së gjurmës së rrugës është propozuar formalisht nga kompania Gener 2. Kjo e fundit fitoi koncesionin pas një oferte të pakërkuar. Kostoja e rrugës, në një studim fizibiliteti të Ministrisë së Infrastrukturës të vitit 2019 përllogaritej në rreth 161 milionë euro, për 23 kilometra.

Megjithatë, në propozimin fillestar të saj, kompania Gener 2 ofroi ndërtimin e rrugës për 457 milionë euro. Propozimi u ankimua në gjykatë. Qeveria u tërhoq përkohësisht gjatë protestës së studentëve, për t’iu rikthyer projektit, këtë herë me formulën e koncesionit.

Sipas formulës së miratuar, Gener 2 do t’i kushtojë ndërtimi i rrugës rreth 225 milionë euro. Në këmbim, kompania do të vendosë traun në këtë rrugë dhe vjelë tarifa kalimi për çdo automjet që kalon, në varësi të tonazhit nga 2.5 deri në 9 euro për 35 vite.

Jo vetëm kaq, qeveria del garante me gati 23 milionë euro në tetë vitet e para nëse kompania Gener 2 nuk siguron të ardhurat minimale të vendosura në kontratë nga tarifat e vendosura për kalimin e traut.

Sipas planit të biznesit të kompanisë, përgjatë 35 viteve që do të vjelë tarifën e kalimit për çdo automjet, Gener 2 do të përfitojë mbi 1.3 miliardë euro. Realisht, shifra mund të shkojë përtej 2 miliardë eurove nëse kihet parasysh rritja e fluksit të qarkullimit të mjeteve në këtë aks, por edhe rritja e tarifës për të kaluar./VOX NEWS

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët
Aktualitet

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zëvendëskryetaren e tij, Eljona Mydini,...

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Para
Strehimi i disidentëve iranianë në Shqipëri, “EU Reporter”: Jemi të shqetësuar për të drejtat e tyre

Strehimi i disidentëve iranianë në Shqipëri, "EU Reporter": Jemi të shqetësuar për të drejtat e tyre

Lajmet e fundit

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English