Skip to content
Aktualitet

Rrufetë shkaktojnë tragjedi, humb jetën një person në Malësi të Madhe

· 2 min lexim

Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malësi të Madhe ku një person ka humbur jetën si pasojë e shkarkesave elektrike dhe rrufeve në fshatin Dedaj, Njësisë Administrative Shkrel.

Sipas të dhënave, rrufeja ka goditur sahatin e dritave dhe shtetasi A.I ka dalë nga shtëpia dhe ka tentuar të ngrejë thikat në transformatorin e dritave dhe ka mbetur i dëmtuar rëndë.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi Arben Ivanaj, , i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin rajonal të Skodrës.

Grupi hetimor i policisë është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërkohë që kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve të zjarrit.

Njoftimi i Plotë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Më datë 09.06.2022, në orën 13:15, në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit P. Ç. 63 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar rëndë shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, që po qëndronte në këtë banesë, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër, pasi ka patur kontakt me energjinë elektrike.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndryshe nga javët e fundit, i gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut të cilat sipas meterologëve pritet të zgjasin deri të premten. Ndërsa në fundjavë pritet përmirësimi i motit.