Skip to content
Aktualitet

“Rrjeta” e vetingut, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Gurali Brahimllarin

· 2 min lexim

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Gurali Brahimllari u përball të martën me vetingun gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK ku u identifikuan mungesë burimesh të ligjshme në krijimin e disa pasurive.

E ndërsa, ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Apelit të Krimeve Rënda, Gurali Brahimllarin.

Sot ajo që e kaloi me sukses vetingun ishte gjyqtarja Saida Dollani. Vendimi për të dy gjyqtarët u mor sot. Kujtojmë që Brahimllari ishte kandidat për Gjykatën Speciale. Ai iu nënshtrua vettingut për të tre kriteret, të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Ndërkohë sot u konfirmua në detyrë gjyqtarja Saida Dollani, drejtuese në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda. Hetimet për të dy u kryen në tri kriteret e vlerësimit.

Saida Dollani në raportin e dorëzuar, u vërtetua se ka kryer deklarim të saktë për burimet në krijimin e pasurisë së saj. Rezultoi se ajo nuk ka kryer deklarim të rremë apo fshehje të pasurisë.

Edhe nga hetimi i KPK-së, nuk kanë rezultuar probleme për gjyqtaren, ndërsa në sitë janë kaluar edhe shpenzimet për shkollimin e fëmijëve në Francë.

Sipas relacionit, Dollani ka në pronësi një apartament të dhuruar nga motra e saj, me sipërfaqe 79 metra katrorë në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se motra e Dollanit ka qenë në Shqipëri kur është realizuar kontrata e dhurimit.

Në adresë të gjyqtares janë bërë 7 denoncime dhe asnjë prej tyre nuk kishte indicie për shkelje, edhe denoncimi i bërë nga Emiljano Shullazi dhe 4 të pandehurit e tjerë nuk krijoi probleme për Dollanin, që cila sot u konfirmua në detyrë.