Qeveria ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Kosovën në fushën e arsimit të lartë dhe bashkëpunimit në kërkimin shkencor. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave ditën e sotme. Ajo shtoi se kjo marrëveshje do të ratifikohet në Kuvend.
“Sot qeveria ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Kosovën në fushën e arsimit të lartë dhe bashkëpunimit në kërkimin shkencor. Është marrëveshje që do të ratifikohet në Kuvend”, tha ministrja e Arsimit.