Kosova ka marrë vendimin për masa të reja kufizuese me qëllim ndalimin e përhapjes së mëtejshme të pandemisë Covid-19. Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë votuar masat e reja anti-Covid, ndërsa ministry i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë me dije se masat do të hyjnë në fuqi nga data 7 prill dhe do të rishikohen sërish në 8 prill.
Vendi do të jetë i mbyllur nga ora 22:00 deri në 05:00, dhe gjatë këtij orari do të lejohet lëvizja vetëm për emregjenca shëndetësore.
Baret dhe restorantet do të jenë të ,byllura dhe do iu lejohet të punojnë vetëm me shërbimet “merr me vete”, “dërgesë me porosi” apo marrjes së porosive pa u larguar nga makinat.
Të vetmet aktivitete që do të qëndrojnë hapur janë marketet, farmacitë dhe furrat e bukës.
Institucionet e arsimit parashkollor do të vazhdojnë njëlloj aktivitetin, ndërsa provimet mund të mbahen duke respektuar masat kufizuese dhe distancën duke u ndarë në grupe me 10 persona.
Nga data 7 deri në 18 prill konviktet dhe mensat do të jenë të mbyllura, ndërsa janë të ndaluara grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasma, ahengje familjare, homazhe, e të ngjashme).
Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë duhet të jenë të pajisur me një test RT-PCR i cili duhet të jetë negativ dhe i kryer në 72 orët e fundit.
Në 24 orët e fundit Kosova ka raportuar 512 raste të reja me koronavirus, ndërsa 11 persona kanë humbur jetën.